I kënaqur me performancën e Brazilit dhe fitoren 3–1 ndaj Kroacisë në miqësoren e sotme, trajneri Carlo Ancelotti dha një vlerësim shumë pozitiv për ekipin para shpalljes së skuadrës përfundimtare për Kupën e Botës. Ai vlerësoi kontributin e të sapoardhurve dhe shprehu edhe një herë besimin e tij në punën e ekipit.
“Jam i lumtur, i motivuar, i sigurt dhe i qetë. Sepse mendoj se kemi një strukturë të mirë ekipi. Kemi një atmosferë të mirë dhe të gjithë po punojnë shumë mirë. Të fitosh me ekipin kombëtar është gjithmonë e veçantë. Dhe kur humbet, gjithmonë sjell trishtim të madh. Është një fitore e rëndësishme”, tha Ancelotti.
Më tej, italiani komentoi: “Mendoj se ekipi luajti shumë mirë, shumë solid dhe me intensitet. Ideja ishte të luanim kështu. Ka gjëra që, sigurisht, duhet ende t’i përmirësojmë. Por, siç thashë pas ndeshjes kundër Francës, jemi në rrugën e duhur“.
“Ajo që më gëzon më shumë është se lojtarët e rinj e shfrytëzuan me të vërtetë sa më shumë mundësinë e tyre. Natyrisht, kjo rrit pasigurinë mbi listën përfundimtare të skuadrës, sepse Igor Thiago luajti shumë mirë, Léo Pereira luajti shumë mirë, Danilo Santos luajti mirë, Endrick luajti shumë mirë, Kaiki gjithashtu”, Ancelotti.
“Të gjithë shfrytëzuan shansin e tyre dhe kjo është një shenjë pozitive për ekipin. Tani do të vazhdojmë të vlerësojmë se çfarë ndodh në ligat evropiane dhe gjithashtu në Kampionatin Brazilian“, tha ai, duke shpjeguar pse bëri tetë ndryshime gjatë ndeshjes.
“Ndryshimet ishin kryesisht për të futur lojtarë të rinj në fushë. Endrick, Igor Thiago, Martinelli dhe Rayan. Në sulm, ata punuan shumë. Në pjesën e dytë, ata ishin pak të lodhur, kështu që ne e ndryshuam sistemin. Endrick shfrytëzoi avantazhin e të qenit më qendror për të fituar penalltinë dhe për të dhënë asistin për Martinelli“, tha Ancelotti.