Wednesday, 1. April 2026
Futboll

Lautaro rikthehet në stërvitje dhe gati për të zbritur në fushë, titullar në ndeshjen ndaj Roma

GS 01/04/2026 1 Min. Lesezeit

Lajme të mira nga infermieria për trajnerin Christian Chivu. Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez është stërvitur dje me skuadrën dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen që Inter do të luajë ndaj Romës këtë fundjavë në Serie A.

Ai u stërvit pjesërisht me grupin të martën pasdite dhe gradualisht do të jetë në dispozicion të skuadrës. Këto ditë të mbetura do të ndihmojnë Lautaro të rikuperojë 100% formën e tij dhe të jetë titullar në fushë.

Ai do të jetë arma që trajneri Chivu kërkonte për këtë periudhë të sezonit. Pavarësisht mungesës së tij të gjatë për shkak të dëmtimit, kapiteni i Inter është ende në krye të listës së golashënuesve.

Teilen: