Real Madrid po përgatitet për një formatim të ekipit aktual gjatë merkatos së verës. Sipas “El Desmarque”, pritet të ketë të paktën 10 largime nga “Los Blancos”.
“Spastrimi” do të nisë që nga porta, ku Andriy Lunin është lodhur duke qëndruar në hijen e Thibaut Courtois dhe duket se do të gjejë një destinacion të ri në verë. Lëvizjet më të mëdha do të jenë në mbrojtje, ku David Alaba, Dani Carvajal dhe Antonio Rudiger do të largohen si lojtarë të lirë, pasi iu mbaron kontrata aktuale në qershor. Po ashtu do të largohen edhe dy mbrojtësit e kraëve, Ferland Mendy dhe Fran Garcia.
Largime do të ketë edhe në repartin e mesfushës, Dani Ceballos dhe Eduardo Camacinga. Spanjolli kërkon një ekip të ri ku të ketë mundësinë të jetë protagonist dhe e ardhmja pritet të jetë sërish në La Liga. Francezi po ashtu është i pakënaqur me situatën e tij, destinacioni i ri pritet të jetë Premier League.
Emri surprizë në listë është i Franco Mastantuono i transferuar me shumë bujë verën e kaluar për 45 milionë euro nga River Plate. Argjentinasi e ka pasur shumë të vështirë në këtë sezon të parë dhe me shumë mundësi do të largohet në formë huazimi, për të fituar më shumë përvojë. I fundit është “zbulimi” i ish-trajnerit Xabi Alonso, Gonzalo Garcia, i cili po ashtu është i pakënaqur me minutat e pakta që ka pasur në dispozicion.