Tashmë dihet që objektivi madhor i Barcelonës për verën e ardhshme është transferimi i Alessandro Bastonit, një qendërmbrojtës që përshtatet më së miri me ssitemin e Hansi Flick.
Edhe pse transferimi i tij nga Inter nuk do të jetë aspak i lehtë, te Barcelona janë optimistë se mund të gjejnë gjuhën e përbashkët. Megjithata, ardhja e Bastonit nuk do t’io bëjë të gjithë të lumtur te barcelona.
Dy lojtarët që duhet të gjejnë ekip të ri nëse vjen Bastoni, janë Andreas Christensen dhe i riu Alvaro Cortes. Danezit edhe pse i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe mund të largohet si lojtar i lirë, shpreson për një rinovim me një pagë më të ulët. Me ardhjen e Bastonit për të nuk ka më vend në ekip.
E njëjta situatë edhe me Alvaro Cortes, i cili së fundmi rinovoi kontratën e tij dhe aktualisht po stërvitet nën drejtimin e Hansi Flick. 21-vjeçari do të huazohet diku tjetër po brenda La Ligës, për të fituar më shumë përvojë.