Wednesday, 1. April 2026
Sport

“Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për Kosovën” – Albian Hajdari me mesazh të fuqishëm

GS 01/04/2026 2 Min. Lesezeit

Pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë me rezultat 1-0, në finale të play-offit kualifikues për Kupën e Botës 2026, mbrojtësi i talentuar Albian Hajdari ka dhënë një reagim emocionues përmes rrjeteve sociale.

Hajdari, i cili u detyrua të largohej nga fusha më herët për shkak të një lëndimi në kokë, ka theksuar se, pavarësisht rezultatit, krenaria për ekipin dhe vendin mbetet e palëkundur:

“Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend! Sot Kosova mund të duket e vogël për shumëkënd, por një ditë do të jetë e madhe në zemrat e të gjithëve. Nga ndeshja e djeshme: humbëm, por krenaria nuk humbet kurrë. Kosova gjithmonë në zemër!”, ka shkruar ai.

View this post on Instagram


A post shared by Albian Hajdari (@albian.hajdari)Hajdari ishte një nga lojtarët më të spikatur gjatë eliminatoreve, duke shënuar paraqitje të shquara dhe duke ndihmuar ekipin të arrijë deri në finale.

Kosova ngjitet në ranglistën e FIFA-s pas kampanjës pozitive, arrin renditjen më të mirë në histori

Lëndimi i pësuar nuk e largoi nga loja, luajti për disa minuta ashtu, për t’ia liruar pastaj vendin Fidan Alitit.

Ky reagim i Hajdarit vjen si një mesazh i fuqishëm për tifozët dhe bashkëqytetarët, duke theksuar se rruga e Kosovës në futboll, edhe pse e vështirë, është vetëm në fillim dhe do të sjellë suksese në të ardhmen.

Teilen: