Thursday, 2. April 2026
Sport

Legjendë e padiskutueshme, klubi gjerman rikthen Altin Lalën me fanellën e tyre

GS 02/04/2026 1 Min. Lesezeit

Altin Lala është rikthyer edhe një herë tjetër në Gjermani, te klubi i Hannover. Këtë herë jo për të zbritur në fushë, ashtu siç fitoi zemrat e tifozëve dhe u kthye në legjendë, por për të reklamuar fanellën e re.

Hannover ka nxjerrë në treg fanellat e reja, të cilat janë në një njgyre ndryshe nga ç’jem mësuar t’i shohim. Uniformat e klubit gjerman s’janë të zeza këtë herë, por me ngjyrë të kuqe, por sigurisht që nuk janë zgjedhja e parë.

Ndërkohë që Lala është pjesë e këtij promomvimi. Është vetë klubi i Hannover që ka postuar foton e ish-kapitenit të tyre dhe të Kombëtares shqiptare, teksa përbri shkruan: Legjendat në të kuqe.

 

Teilen: