Thursday, 2. April 2026
Sport

Ekipi i xhudos së Kosovës, pjesë e kampit stërvitor ndërkombëtar në Hungari

GS 02/04/2026 1 Min. Lesezeit

Në qytetin Tata, në Hungari, është mbajtur Kampi Stërvitor Ndërkombëtar i xhudos, ku u mblodhën sportistë elitarë nga mbarë bota për të shkëmbyer përvoja dhe për të zhvilluar stërvitje në nivel të lartë profesional.

Në këtë kamp mori pjesë edhe ekipi i Kosovës, i përfaqësuar nga disa prej emrave më të njohur të xhudos vendase: Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq, Dardan Cena, Laurinë Gashi dhe Enise Zijade.

Ndërkohë ky ekip u udhëhoq nga kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi, të cilët vazhdojnë të luajnë rol kyç në zhvillimin dhe suksesin e xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.
Ky kamp shërben si një mundësi e rëndësishme për xhudistët kosovarë që të përballen me konkurrentë të nivelit të lartë, duke përforcuar përgatitjet për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Teilen: