Saturday, 4. April 2026
Sport

Yje të shumtë mbesin jashtë Botërorit

GS 02/04/2026 1 Min. Lesezeit

Me ndeshjet e plejofit të zhvilluara të martën janë përcaktuar të gjitha përfaqësueset që do të jenë në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë.

Por jashtë Botërorit kanë mbetur përfaqësuese të mëdha e po ashtu shumë emra të njohur të futbollit.

Njëri prej tyre është portieri i Italisë dhe Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma. Italia u eliminua në finale të plejofit nga Bosnjë-Hercegovina.

Khvicha Kvaratskhelia i PSG-së dhe i Gjeorgjisë është emër tjetër i madh që mbeti jashtë ngjarjes globale.

Në këtë listë janë edhe polaku Robert Lewandowski, Victor Osimhen, Dominik Szoboszlai, Sandro Tonali, Bryan Mbuemo e plot emra të tjerë të mëdhenj futbolli.

Teilen: