Klubi gjerman Hoffenheim mund të përballet me mungesa të rëndësishme këtë fundjavë, pasi dy futbollistët kosovarë, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, janë në dyshim për ndeshjen e radhës në Bundesliga ndaj Mainzit.
Pas rikthimit nga angazhimi me Kombwtaren e Kosovës, mbrojtësi Albian Hajdari pësoi një lëndim në ndeshjen e play-off-it ndaj Turqisë.
Ai ka një prerje në pjesën e pasme të kokës, prapa veshit, dhe gjendja e tij mbetet për t’u vlerësuar deri të premten. Ende nuk dihet nëse ky lëndim do ta pengojë atë të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Mainz 05 të shtunën. 22-vjeçari konsiderohej një opsion i rëndësishëm për formacionin startues, qoftë nga fillimi apo si alternativë nga stoli.
Ndërkohë, mesfushori Leon Avdullahu vazhdon të ketë probleme me një dëmtim në aduktorë, i cili e shqetëson që nga mesi i muajit mars. Mungesa e tij është ndjerë dukshëm në skuadër, veçanërisht në humbjen e thellë 5-0 nga Leipzigu para pauzës ndërkombëtare.