Saturday, 4. April 2026
Sport

Super tifozi i Anglisë shet shtëpinë për të asistuar në Botërorin 2026

GS 02/04/2026 1 Min. Lesezeit

Super tifozi i Anglisë, Andy Milne është duke shitur shtëpinë e tij të dytë për të financuar udhëtimin në SHBA. 62-vjeçari mori famë në Katar 2022 pasi një imazh i tij duke mbajtur trofeun në dorë u bë viral në rrjetet sociale.

Ai njihet për pasionin për futbollin pasi ndjek Anglinë në turnetë e mëdha pa pushim duke nisur prej 1982-it.

Në ditët e fundit ai është ftuar në disa emisione ku ka treguar se ka nxjerrë në shitje për 350.000 mijë paund shtëpinë e tij të dytë në Cheshire.

“Pranova që të dilja përpara kohe në pension nga puna që bëja si mësues për të udhëtuar në Katar. Për këtë arsye nuk do të marr pensionin e plotë edhe për katër vite të tjerë. Në shtëpinë ku banoj aktualisht jetoj prej 13 vitesh ndërsa banesën që dua të shes e kisha lënë me qira. Ajo më jepte pensionin e munguar, por tani do ta shes pasi dua që të shkoj të ndjek Anglinë në Botërorin 2026”, tha 62-vjeçari.

Teilen: