“Espn Brasile” nuk ka dyshime: lista e të grumbulluarve nga trajneri Carlo Ancelotti për Botërorin e ardhshëm është bërë praktikisht. Janë përcaktuar 24 nga 26 vendet në dispozicion. Lista zyrtare do të shpallet më 18 maj.
Sipas Espn, mungesa e madhe është ajo e Neymar. Pas lënies jashtë të “O’Ney” ka arsye të ndryshme, së pari mungesa e numrit 10 të Santos në ndeshjen e 11 marsit. Ancelotti kishte vendosur të shkonte të ndiqte nga afër, por sulmuesi mungoi për një problem muskulor.
Mungesa e tij në fakt u shoqërua me shumë dyshime, duke qenë se koincidonte me ditëlindjen e motrës së brazilianit. Një ditë, që Neymar, për një arsye apo për një tjetër, nuk zbret kurrë në fushë.
Ancelotti gjithsesi nuk e ka mbyllur përfundimisht listën. Neymar ka ende një muaj kohë për ta bindur trajnerin dhe askush nuk do të çuditej, nëse emri i tij do të përfshihej në listën e të grumbulluarve për Botërorin 2026.
Lista e mundshme e Seleçaos
Portierë: Alisson (Liverpool), Ederson (Fenerbahce), Bento (Al Nassr). Hugo Souza (Corinthians) gati në rast të ndonjë mungese
Mbrojtës: Danilo (Flamengo), Wesley (Roma), Alex Sandro (Flamengo), Douglas Luiz (Zenit), Marquinhos (Psg), Gabriel (Arsenal), Eder Militao (Real Madrid), Bremer (Juventus), Leo Pereira (Flamengo)
Mesfushorë: Casemiro (Man Utd), Guimaraes (Newcastle), Fabinho (Al Ittihad), Andrey Santos (Chelsea), Danilo Santos (Botafogo). Në dyshim Paquetà (Flamengo)
Sulmues: Estevao (Chelsea), Luiz Henrique (Zenit), Vinicius (Real Madrid), Martinelli (Arsenal), Matheus Cunha (Man Utd), Joao Pedro (Chelsea) dhe Raphinha (Barcellona)