Me përfundimin e ndeshjeve të play-offit ku u përcaktuan edhe 6 ekipet e fundit që do të marrin pjesë në Botëror, 4 prej të cilave nga Eurupa, tashmë është kompletuar lista e plotë me 48 ekipet pjesëmarrëse.
Jashtë Botërorit kanë mbetur shumë yje, të cilët për fatin e tyre të keq nuk ia dolën dot të kualifikoheshin me kombëtaret respektive. Për disa prej tyre ky ishte shansi i fundit për të luajtur në Botëror, siç është Robert Lewandowski.
Emra të tjerë të famshëm që do të mungojnë duke nisur nga porta janë: Gianluigi Donnarumma me Italinë, Jan Oblak me Slloveninë, Andre Onana me Kamerunin e Giorgi Mamardashvili me Gjeorgjinë. Dominik Szoboszlai dhe Milos Kerkez me Hungarinë, Ilia Zabarnyi dhe Andriy Lunin me Ukrainën.
Victor Osimhen dhe Ademola Lookman me Nigerinë, Pierre-Emerick Aubameyang me Gabon, Khvicha Kvaratskhelia me Gjeorgjinë etj. Po ashtu mungesa të mëdha do të jenë edhe ato të Neymar dhe Rodrygo të Brazilit, por jo për shkak moskualifikimi por për dy arsye të ndryshme. Rodrygo është i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në fund të këtij viti kalendarik, Neymar pritet të mbetet jashtë listës së të përzgjedhurve nga Carlo Ancelotti.