Friday, 3. April 2026
Sport

Kosova miqësore me Shqipërinë, në qershor

GS 03/04/2026 1 Min. Lesezeit

Dy kombëtaret shqiptare të futbollit, Kosova e Shqipëria, pritet të ndeshen me njëra-tjetrën, pak ditë para se të fillojë Botërori.

Me mundësinë e humbur që të dyja të jenë pjesë e Kupës së Botës, në SHBA, Kanada e Meksikë, megjithëse ishin në Play-Off të kualifikimeve, Dardanët e Shqiponjat, do të zhvillojnë edhe nga dy ndeshje miqësore, në datat e parapara nga FIFA për miqësore ndërkombëtare.

Lajmin e kanë dhënë mediat në Shqipëri, me të dyja Federatat që po punojnë për një miqësore të radhës, por që ende pa asnjë zyrtarizim, lidhur me këtë informacion.

Ende nuk është paraparë, as vendi se ku mund të zhvillohet kjo ndeshje, por gazetarët në Shqipëri, kanë përmendur Tiranën si opsionin e parë.

Kjo do të ishte ndeshja e gjashtë miqësore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, me të fundit duel të luajtur në maj të vitit 2018, kur Kosova triumfonte 3:0.

 

Teilen: