Sunday, 5. April 2026
Futboll

Çmimi “Puskas” për këtë vit do të shkojë në Superligën turke? Portieri grek shënon gol nga porta në portë (video)

GS 04/04/2026 1 Min. Lesezeit

Në Superligën turke është shënuar sot një gol aspak i zakonshëm dhe pse jo favorit për të fituar “Puskas”, çmim i përvitshëm për golin më të bukur.

Në ndeshjen në Superligën turke mes Kasimpasa dhe Kayserispor, kur rezultati ishte 1-0 për vendasit, ata dyfishojnë shifrat me golin e shënuar nga porta në portë nga portieri grek Andreas Gianniotis.

Me një goditje të fuqishme pak metra jashtë zonës së tij, Gianniotis zuri në befasi kolegun e tij kundërshtar, duke shënuar kështu një nga golat më të veçantë të këtij sezoni.

E gjithë skuadra e Kasımpaşa shkon dhe përgëzon lojtarin grek, që me siguri nuk do ta harrojë kurrë këtë gol, që vulosi fitoren e ekipit të tij 2-0 dhe i jep tre pikë të arta në garën për mbijetesë, ndaj një rivali direkt si Kayserispor.

SHIKOGOLIN

Teilen: