Saturday, 24. October 2026
Futboll

Conte sqaron të ardhmen: Për momentin nuk kam negociata në fazë të avancuar

GS 24/10/2026 1 Min. Lesezeit

Antonio Conte ka sqaruar përmes një postimi në Instagram se nuk është pranë marrjes së drejtimit të asnjë skuadre, pavarësisht lidhjeve të ditëve të fundit me Manchester United dhe Juventusin:

“Emri im është lidhur me shumë klube, por për momentin nuk kam negociata në fazë të avancuar. Pas një eksperience të mrekullueshme dhe plot suksese në drejtimin e Napolit, do të marr kohën e nevojshme për të vlerësuar se si dhe kur do të rikthehem në stol.

Kam lexuar zëra për kërkesa ekonomike, pretendime për kontroll të plotë mbi klubet dhe dyshime për personalitetin tim të fortë. Këto janë lajme të pabazuara, pasi aktualisht nuk ka asnjë bazë konkrete për vlerësime të tilla.

Nëse shfaqet një mundësi konkrete, atëherë do të diskutoj me klubin përkatës kushtet e një marrëveshjeje të mundshme, duke marrë parasysh nevojat e të dyja palëve dhe filozofinë time të punës.

Deri atëherë, çdo hipotezë për kërkesat apo të ardhmen time profesionale mbetet spekulim dhe nuk mund të konsiderohet fakt”.

Teilen: