Saturday, 24. October 2026
Futboll

Dalma Maradona shpërthen në lot në fund të gjyqit: “Babai im meriton drejtësi”

GS 24/10/2026 1 Min. Lesezeit

Lotët e pakontrollueshëm të Dalma Maradonës shënuan momentin përmbyllës të seancës gjyqësore për vdekjen e babait të saj, legjendës së futbollit Diego Maradona. Në një ndërhyrje emocionale, përpara gjyqtarëve të Gjykatës së San Isidros, ajo deklaroi:

“Gjatë procesit na është dashur të dëgjojmë gjëra të tmerrshme. E dinim se kjo mund të ndodhte. E vetmja gjë që kërkoj tani është që babai im të marrë drejtësi. Pavarësisht se është Maradona, ai e meriton drejtësinë si çdo person tjetër”.

Pas fjalëve prekëse të Dalma, u bë e ditur edhe data e shumëpritur e shpalljes së vendimit përfundimtar, e cila është caktuar më 22 dhjetor.

 

Teilen: