Sunday, 5. April 2026
Futboll

Dy gola për tre minuta, Atletico dhe Barcelona dhurojnë spektakël. “Paqe” për pjesën e parë

GS 04/04/2026 2 Min. Lesezeit

Pjesa e parë mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për javën e 30-të të La Ligës është mbyllur në barazim 1-1.

Edhe pse Diego Simeone ka lënë disa titullarë në stol, për t’i ruajtur për sfidën e të mërkurës në Champions League, po ndaj Barcelonës, ishin madrilenët që gjetën të parët avantazhin dhe zhbllokuan rezultatin.

Pas një topi të gjatë të marrë nga Clement Lenglet nga mbrojtja, ishte Giuliano Simeone që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 39-të, duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes së Barcelonës. Megjithatë, reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat në minutën e 42-të me Marcus Rashford. Pas një kombinimi të bukur me Dani Olmo, Rashford dërgoi topin në rrjetë. Në shtesë, Nico Gonzalez u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen e ashpër ndaj Lamine Yamal dhe la Atletico-n me një lojtar më pak.  Argjentinasi e kishte një të verdhë më parë, por pas ndërhyrjes së VAR u ndëshkua direkt me të kuq. Pjesa e parë në “Metropolitano” mbyllet 1-1.

Vlen për t’përmendur edhe dëmtimi i Ronald Araujo, uruguaiani nuk ka kohë shumë kohë që u rikthye nga dëmtimi dhe sot u dëmtua sërish. Në vend të tij u fut Marc Bernal.

SHIKOGOLAT

Teilen: