Monday, 6. April 2026
Sport

T: Scott Bamforth shpallet “MVP i Javës”

GS 06/04/2026 2 Min. Lesezeit

Basketbollisti me pasaportë kosovare, amerikani Scott Bamforth e ka fituar epitetin e më të mirit për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën ka bërë të ditur se Bamforth është shpallur “MVP i Javës” për xhiron e 27-të në elitën e basketbollit kosovar.

Bamforth kishte indeksin më të lartë – 45, ku pati paraqitje fantastike në fitoren e Yllit në udhëtim ndaj Borës, duke e mbyllur ndeshjen me 38 pikë, 4 kërcime e 8 asistime.

Ai gjithashtu, ka zënë vendi edhe në “Top-5”, ku janë përfshirë edhe Cesare Edwards i Pejës, Jericole Hellems i Vëllaznimit, Jalen Riley i Bashkimit dhe Drilon Hajrizi i Trepçës.

Edwards realizoi 29 pikë, 14 kërcime e 2 asistime në humbjen e Pejës në shtëpi nga Bashkimi, ekip ku u veçua Riley që regjistroi 27 pikë, 7 kërcime e 3 asistime.

Hellems me 23 pikë, 6 kërcime e 8 asistime ishte më i merituari për fitoren e Vëllaznimit ndaj Sigal Prishtinës, ndërsa te Trepça që e mposhti Rahovecin 029, u dallua Hajrizi.

Hajrizi këtë ndeshje e përfundoi me 18 të shënuara, duke shtuar edhe 10 kërcime e 5 asistime.

 

Teilen: