Monday, 6. April 2026
Sport

Florent Hadërgjonaj mungon ndaj Trabzonsporit

GS 06/04/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Alanyasporit do ta ketë një mungesë të madhe për ndeshjen kundër Trabzonsporit, që e luan këtë vikend në kuadër të Superligës së Turqisë.

Florent Hadërgjonaj do ti mungojë Alanyasporit në këtë përballje që e luan në shtëpi për shkak të suspendimit apo numrit të plotësuar të kartonëve të verdhë.

Hadërgjonaj u ndëshkua me karton të verdhë në barazimin 1:1 kundër Gaziantepit për ta konfirmuar mungesën e tij në ndeshjen e së shtunës nga ora 16:00.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës është njëri prej lojtarëve kryesor të Alanyasporit këtë sezon, ku në 29 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 8 gola dhe ka bërë po aq asistime.

Alanyaspori, ekip ku aktivizohet edhe Fidan Aliti, zë vendin e dhjetë në tabelë me 32 pikë të mbledhura kurse Trabzonspori është i dyti me 63 pikë, një më pak se Galatasaray që mbetet lider.

Teilen: