Monday, 6. April 2026
Sport

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

GS 06/04/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern Muncheni ka marrë një lajm të mirë në prag të ndeshjes me Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi Harry Kane do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje dhe ky është sinjali që Bayerni kishte shpresuar të marrë para nisjes për në Madrid.

Kane ishte në fushë për seancën e fundit stërvitore dhe pritet të jetë startues në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit, e cila luhet të martën në Madrid nga ora 21:00.

Anglezi ka vuajtur për një javë nga lëndimi i kyçit të këmbës por stërvitjen e përfundoi pa treguar shenja shqetësimi  kurse me ekipin u stërvitën edhe Jamal Musiala e Alphonso Davies.

Kane është sulmuesi kryesor i Bayernit këtë sezon, ku ka shënuar 10 gola deri më tani në Ligën e Kampionëve, tri më pak se francezi i Real Madridit, Kylian Mbappe.

Për dallim prej Bayernit, skuadra e Real Madridit do të jetë pa portierin Thibaut Courtois, i cili do ta humbasë është ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në Munchen.

Teilen: