Sulmuesi Vinicius Junior po përgatitet për një transferim spektakolar gjatë kësaj vere pasi marrëveshja për rinovimin e kontratës me Real Madridit nuk është arritur.
Raportohet se pasi marrëveshja mes palëve ka dështuar, drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje brazilianin, i cili ka kontratë deri në vitin 2027.
Bëhet e ditur se tashmë në garë për transferimin e Viniciusit, janë ekipet nga Anglia si Manchester Unitedi, Manchester City, Arsenali, Chelsea dhe Liverpooli.
Madje, thuhet se agjentët e futbollistit nga Brazili tashmë janë në bisedime me Manchester Unitedit, ekip që sikurse skuadrat tjera angleze është në gjendje të përballjë pagën e tij javore prej 500 mijë eurosh.
25-vjeçari prej vitit 2018 është pjesë e Real Madridit, ndërsa këtë sezon ka 17 gola e 13 asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat.