Trabzonspori do të jetë të paktën edhe një ndeshje pa Ernest Muçin, i cili ende nuk është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në grumbullim me Kombëtaren e Shqipërisë.
Muçi i mungoi Trabzonsporit në derbin kundër Galatasarayt, të cilin e fitoi 2:1 por ai nuk do të jetë në dispozicion as për duelin e vikendit ndaj Alanyasporit.
Te Trabzonspori presin që Muçi të jetë i gatshëm për ndeshjen me Basaksehirin, e cila luhet më datën 19 prill nga ora 19:00.
25-vjeçari mbetet një nga lojtarët kryesor te Trabzonspori dhe trajneri Fatih Tekke shpreson që Muçi të rikthehet sa më shpejtë për ta ndihmuar ekipin në luftën për titullin e kampionit.
Muçi ka 10 gola e 4 asistime në kampionat, ku Trabzonspori ka vetëm një pikë më pak se vendi i parë në tabelë, të cilin e mbanë Galatasaray.