Monday, 6. April 2026
Sport

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

GS 06/04/2026 1 Min. Lesezeit

“Leao? Cilësitë e tij janë të padiskutueshme. Problemi i tij kanë qenë dëmtimet e shumta që ka pasur këtë sezon, të cilat nuk e kanë lejuar të japë maksimumin.

Ai ka qenë jashtë fushave për dy javë; është stërvitur me ekipin për tre ditët e fundit. E kemi lënë në stol sepse është një lojtar i rëndësishëm që mund të bëjë diferencën në ndeshje.

E ardhmja e tij? Ai ka një kontratë dyvjeçare dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për Milanin.” Kjo është ajo që drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, tha para ndeshjes në stadiumin Maradona kundër Napolit.

Teilen: