Tuesday, 7. April 2026
Sport

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

GS 07/04/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka paraqitur kandidaturë për postin vakant të selektorit të Italisë.

Italia dështoi të kualifikohet në Kupën e Botës dhe selektori Gennaro Gattuso dha dorëheqje.

Conte edhe më herët ishte selektor i Italisë.

“Po të isha president i Federatës, do të konsideroja vetveten. Në mesin e të tjerëve është e drejtë që emri i Antonio Contes të jetë në mesin e kandidatëve. Për shumë arsye. Isha me ekipin nacional, i njoh rrethanat”, ka thënë 56-vjeçari për “Gazzetta dello Sport”.

Conte ka drejtuar “azzurrët” nga viti 2014 deri në vitin 2016.

Ai e mori drejtimin e Italisë pas Botërorit në Brazil dhe e udhëhoqi Italinë në Euro 2016. Italianët u eliminuan në çerekfinale nga Gjermania.

 

Teilen: