Luis Enrique është i mendimit se në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve askush nuk duhet të bëjë gabimin për të evidentuar ekipet favorite pasi në të vërtetë nuk ka të tilla.
“Vitin e kaluar të gjithë konsideruan Liverpool-in si favorit për të kaluar në dy takimet me PSG-në dhe në fund të gjithë e patë se kush u kualifikua për më tej. Nuk duhet të bëjmë të njëjtin gabim dy herë me radhë. Këtë sezon të gjithë konsiderojnë PSG-në favorite, por unë them se në çerekfinale të Ligës së Kampioneve nuk ka të tilla”, tha trajneri spanjoll i kampionëve në fuqi të Europës.
Teilen: