Mbrojtësi Harry Maguire ka vazhduar kontratë të re njëvjeçare me Manchester Unitedin. Kontrata e vlefshme deri në qershor 2027, e ka opsionin për një edicion më shumë.
33-vjeçari ka pasur kontratë vetëm deri në fund të edicionit aktual.
Maguire i është bashkuar Manchester Unitedit në vitin 2019 për plot 80 milionë funte. Është rekord botëror për një mbrojtës.
Ai ka bërë 266 paraqitje për Unitedin, ndërsa e ka fituar Kupën e Ligës në vitin 2023 dhe Kupën FA një edicion më pas.
“Të përfaqësoj Manchester Unitedin është nderi më i madh. Është përgjegjësi që më bën mua dhe familjen time krenarë çdo ditë”, ka theksuar Maguire.
Teilen: