Trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu, ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Urgjencës Universitare në Bukuresht, ku ndodhej i shtruar që nga 29 marsi.
Përzgjedhësi aktual i Rumanisë ishte 80 vjeç dhe e udhëhoqi këtë përzgjedhje në gjysmëfinalen e play-off-eve për të shkuar në Kupën e Botës kundër Turqisë. Kështu, ai u bë trajneri më i vjetër që drejtoi ekipin kombëtar të çdo vendi në një ndeshje zyrtare.
Lucescu vdiq në spital pas disa komplikacioneve që u shfaqën të martën.
Ai është shtruar në spital prej një jave, pasi i ra të fikët në dhomën e zhveshjes së ekipit kombëtar për shkak të takikardisë ventrikulare, ndërsa zhvillonte një takim teknik me lojtarët.
Ai gjithashtu pësoi një infarkt akut të miokardit të premten, pak para se të dilte nga spitali.
Lucesscu do të hyjë në histori si trajneri i tretë më i dekoruar në futboll me 38 trofe zyrtarë.
Në karrierën e tij, ai drejtoi, ndër të tjera, Interin, Galatasarayn, Besiktasin, Shakhtar Donetskun, ku qëndroi për 12 vjet, dhe ishte gjithashtu trajner i Turqisë dhe Rumanisë. /Telegrafi