Tuesday, 7. April 2026
Sport

​Kane shënon në minutat e para të pjesës së dytë, 2-0 për Bayern

GS 07/04/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern Munich ka goditur sërish në “Santiago Bernabéu”, duke dyfishuar avantazhin ndaj Real Madridit sapo ka nisur pjesa e dytë.

Në minutën e 46-të, Harry Kane tundi rrjetën me një goditje të saktë nga skaji i zonës në këndin e poshtëm të djathtë, pas një asistimi nga Michael Olise.

Me këtë gol, bavarezët tani udhëheqin 0-2, duke i vënë “Los Blancos” në një situatë mjaft të vështirë në këtë çerekfinale të parë. Reali duhet të reagojë menjëherë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Teilen: