Wednesday, 8. April 2026
Sport

Tenis/ Carlos Alcaraz “shpërthen” topin, gjuajtje fituese me shpejtësi 184 km/h

GS 08/04/2026 1 Min. Lesezeit

Carlos Alcaraz, numri 1 i tenisit botëror, thyen ligjet e fizikës. Spanjolli i ka impresionuar të gjithë në turneun e Montecarlo me një gjuajtje të një shpejtësie të jashtëzkonshme.

Gjatë ndeshjes kundër Baez, topi i gjuajtur nga Alcaraz regjistroi shpejtësinë 184 km/h. Sa i takon ndeshjes, dominimi i spanjollit ishte i dukshëm, siç tregon edhe rezultati 6-1, 6-3. Ndeshjen e radhës numri 1 i botës do ta luajë më 9 prill.

Edhe pse ka kaluar lehtësisht në turin e dytë të Master 1000 të Montecarlo, Alcaraz ka pranuar se gara me Jannik Sinner për vendin e parë të renditjes ATP është e hapur dhe se ai mund ta humbasë kryesimin.

Teilen: