Wednesday, 8. April 2026
Sport

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

GS 08/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mesjava në basketbollin kosovar shënon fundin e garave të rregullta, por edhe fundin e dilemave, ku vetëm minutat e fundit do të caktojnë se kush do të renditet në vendin e katërt, kush do të jetë në vendin e gjashtë dhe kush do të bie nga Superliga.

Ndeshjet e javës së 28-të do të zhvillohen ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, tjetër përballje do të jetë ajo mes Vëllaznimit dhe Pejës, si dhe takimi mes Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit 029.

Për vendin e katërt luajnë Peja dhe Ylli, ndërsa shumë interesant është gara në fund, ku Prishtina ka 37 pikë, një më shumë se Rahoveci 029 e Vëllaznimi.
Vendi i parë dhe dytë e kanë të siguruar gjysmëfinalet e “Play-off”-it, kurse në çerekfinale ndeshen vendi i tretë me të gjashtin dhe i katërti me të pestin.

Të gjitha përballjet zhvillohen sot më tetë prill, nga ora 18:45.

Teilen: