Wednesday, 8. April 2026
Sport

Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të çmendur pas Fisnik Asllanit

GS 08/04/2026 2 Min. Lesezeit

Sa më shumë afron merkatoja e verës, aq më shumë përmendet emri i Fisnik Asllani, sulmuesit të Kosovës që luan për Hoffenheim në Gjermani. Lojtari 23-vjeçar lakomohet nga klube të mëdha, jo vetëm të Bundesligës, por edhe në Spanjë e Angli.

Barcelona e ka në shënjestër Asllanin, duke e parë atë si një zëvendësues të Robert Lewandowskit. Kjo është një pistë që pëlqehet edhe nga vetë futbollisti, pasi katalanasit janë skuadra e preferuar që nga fëmijëria.

Ka zëra se edhe Premier League mund të jetë një destinacion i mundshëm i sulmuesit, duke pasur parasysh fuqinë financiare të klubeve angleze. Dy skuadrat londineze, Chelsea dhe Tottenham, e ndjekin kosovarin.

Ka edhe një mundësi qëndrimi në Gjermani, ku së fundi është përmendur Borussia Dortmund. Kjo skuadër po kërkon një sulmues kalibri dhe Asllani shihet si një opsion shumë i mirë për të ardhmen, pasi favorizohet edhe nga mosha.

Për të lëshuar sulmuesin, klubi aktual i tij, Hoffenheim, kërkon të paktën 50 milionë euro, por konkurrenca e fortë mund të çojë në rritjen e kësaj shifre. I sigurt duket fakti se Fisnik Asllani do të ndërrojë ambient në verë dhe me shumë mundësi edhe kampionat.

Teilen: