Wednesday, 8. April 2026
Sport

Neuer “X- factor”, portieri shkëlqen edhe një herë në “Bernabeu”: 40 vjeç, por jam ende këtu!

GS 08/04/2026 2 Min. Lesezeit

Me 9 pritje të realizuara në një stadium si “Bernabeu” në një ndeshje të një rëndësie të veçantë, Manuel Neuer rikonfirmon faktin se për atë  mosha është vetëm një numër.

“Po shijoj ç’do moment. Po kënaqem me ekipin dhe ekipin e trajnerëve. E vërtetë që jam 40 vjeç, por jam ende këtu”. Në fund të ndeshjes portieri gjerman komenton performancën e tij në “Bernabeu” me bindje se është ende në gjendje për të dhënë kontributin e tij në nivele të larta.

“Të gjithë ne ishim të përgatitur për një ndeshje si kjo ku rivali do të krijonte mjaft situata të vështira. Jemi të lumtur për fitoren, por të vetëdijshëm se në Mynih na pret një duel i vështirë”, tha Neuer pasi mori trofeun e “Lojtarit të ndeshjes”.

Portieri gjerman është vlerësuar edhe nga shoqëria bavareze, e cila në banketin e mbajtur pas ndeshjes të gjithë të pranishmit duartrokitën 40-vjeçarin në momentin që u fut në sallë. Ndwrsa shefi i ekzekutivit, Jan-Christian Dreesen e konsideroi Neuer si   Paraqitja e Neuer në “Bernabeu” ishte historike pasi mbylli ndeshjen me 9 pritje të realizuara. Vetëm një herë më parë ai kishte bërë më mirë. Ky precedent daton në prillin e 2017-ës kur Neuer bëri dhjetë pritje decizive në një ndeshje me eliminim direkt përballë Real-it.

Teilen: