Wednesday, 8. April 2026
Sport

Beshiktashi merr vendim për Rashicën

GS 08/04/2026 1 Min. Lesezeit

Milot Rashica po e luan sezonin e tij të fundit te Beshiktashi, ekip prej të cilit do të largohet në afatin kalimtar të verës.

Mediumet turke, kanë zbuluar se Rashica është në listën e lojtarëve që do të largohen në fund të sezonit, të cilën e ka dorëzuar trajneri Sergen Yalcin te Bordi i klubit.

Yalcin nuk e sheh Rashicën pjesë të projektit të tij dhe Beshiktashi është i gatshëm ta shesë për një çmim të favorshëm, duke pasur parasysh se sulmuesi i krahut ka kontratë deri në vitin 2027.

29-vjeçari në 30 paraqitje këtë sezon, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 5 asistime kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 4 milionë euro.

Ai është pjesë e Beshiktashit prej vitit 2023 kur u transferua nga Norëich City, ndërsa në Turqi për një sezon ka luajtur edhe te Galatasaray, por i huazuar.

Teilen: