Është mbyllur në barazim 1-1 sfida Egnatia-Elbasani, “akti i parë” i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Se cila skuadër do të shkojë në finalen e madhe do të mësohet në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Elbasan Arena”.
Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. Vendasit kalojnë shumë shpejt në avantazh me Sotën, por miqtë reagojnë dhe barazojnë shifrat me Ze Gomesh në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat mundohen të gjejnë golin e avantazhit, por pa arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës. Mbyllet pa fitues akti i parë i kësaj përballjeje dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Elbasan.
Teilen: