Thursday, 9. April 2026
Sport

Sfida mes shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës

GS 09/04/2026 1 Min. Lesezeit

Katër ndeshje të çerekfinaleve të Conference Leagues do të zhvillohen sot me sfidat e para, ku spikat përballja mes shqiptarëve në fushë.

Në orën 18:45 në “Vallecas” të Madridit, Rayo Vallecano do të presë AEK-un e Athinës.

Kjo përballje ka një ngjyrë të veçantë për tifozët shqiptarë, pasi në fushë do të jenë lojtarët e Kombëtares, Ivan Balliu me Rayo Vallecanon dhe Thomas Strakosha e Stavro Pilo me AEK-un e Athinës, të cilët sot do të jenë kundërshtarë.

Në orën 21:00, në Londër luhet ndeshja mes Crystal Palace dhe Fiorentinës, ku skuadra italiane vjen me disa mungesa të rëndësishme, shkruan atsh.

Po në të njëjtin orar zhvillohen edhe përballjet Mainz – Strasbourg dhe Shakhtar Donetsk – AZ Alkmaar, që kompletojnë programin e parë të çerekfinaleve të këtij edicioni.

Programi i çerekfinaleve

18:45: Rayo Vallecano – AEK Athinë

21:00: Crystal Palace – Fiorentina

21:00: Mainz – Strasbourg

21:00: Shakhtar Donetsk – AZ Alkmaar.

Teilen: