Thursday, 9. April 2026
Sport

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

GS 09/04/2026 1 Min. Lesezeit

Juventusi ka siguruar të ardhmen e një prej talenteve më premtuese të akademisë së tij, duke rinovuar kontratën me sulmuesin e ri Arman Durmishi deri më 30 qershor 2028. Lojtari i lindur në vitin 2008, pjesë e ekipit Primavera të bardhezinjve, konsiderohet si një nga emrat më premtues në radhët e të rinjve të klubit italian.

Me këtë marrëveshje të re, Juventusi tregon besimin e madh te potenciali i Durmishit, duke synuar ta zhvillojë dhe ta integrojë gradualisht në nivelet më të larta të skuadrës në të ardhmen.

Teilen: