Kosova ka shënuar një hap të rëndësishëm në sport, duke marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian të MMA-së që po zhvillohet në Athinë, nga 28 prilli deri më 3 maj.
Ndonëse MMA mbetet një sport relativisht i ri në Kosovë, kjo pjesëmarrje dëshmon rritjen e shpejtë të nivelit dhe interesit për këtë disiplinë.
Ekipi kosovar synon paraqitje dinjitoze përballë kundërshtarëve me përvojë, ndërsa debutimi në këtë kompeticion konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt afirmimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të mëtejshëm të MMA-së në vend.
Teilen: