Wednesday, 15. April 2026
Sport

Tenis/ Alcaraz tërhiqet nga turneu i Barcelonës

GS 15/04/2026 1 Min. Lesezeit

Carlos Alcaraz është tërhequr nga turneu ATP 500 në Barcelonë për shkak të dëmtimit të kyçit të djathtë që pësoi në ndeshjen e tij debutuese kundër Virtanen.

“Është një dëmtim më serioz nga sa priste kushdo, dhe duhet ta dëgjoj trupin tim dhe të sigurohem që të mos më prekë në të ardhmen”, tha spanjolli.

Carlos Alcaraz është tërhequr nga turneu i Barcelonës për shkak të një dëmtimi dhe kështu Jannik Sinner ka një shans gjithnjë e më të mirë për të mbërritur në Internazionali BNL d’Italia, si numri një në botë. Megjithatë, gjithçka do të varet nga ajo që do të ndodhë javën e ardhshme në ATP 1000 në Madrid.

Teilen: