Sulmuesi Vedat Muriqi, ka pranuar urimet nga legjenda Samuel Eto’o të mërkurën për rekordin e vendosur për gola të shënuar në La Liga. Por Muriqi theksoi se nuk e ka pritur se Eto’o do t’i dërgonte urime.
Me dy golat e shënuar të dielën, Muriqi e theu rekordin e Samuel Eto’os, si golashënuesi më i mirë i Mallorcas në elitën spanjolle.
“Nuk e prisja këtë, me të vërtetë. Por, faleminderit shumë për këtë video nga një legjendë e vërtetë si Samuel Eto’o. Me të vërtetë i vlerësoj fjalët e tij. E di se ai ka bërë punë të madhe këtu, dhe të gjithë e dinë se si ka shkuar karriera e tij. Kështu që jam shumë i lumtur që gjeti kohën për ta bërë këtë video për mua. Luaj në futboll profesionist për 15 apo 16 vjet. Nëse do të më kishit thënë para 15 vjetësh se një ditë Samuel Eto’ do të bënte video për mua, do të thosha se kjo është e pamundur, se do të ishte shaka. Dhe shiko tani, jemi këtu sot. Jam shumë krenar me veten dhe shumë falënderime ndaj tij për videon. E them gjithmonë, faleminderit bashkëlojtarëve, gjithë stafit të klubit, gjithë tifozëve, familjes, ishullit… Sepse pa ju, e them këtë nga thellësia e zemrës, do të ishte i pamundur të arrihej ky sukses. Faleminderit shumë!”, është shprehur Muriqi.
Më pas, Muriqi është pyetur se a i pëlqeu kjo video.
“Nuk e prisja me të vërtetë. Mendova se do të mi shfaqnit golat e mia, ato tashmë i di”, thuhet në fund të videos së Muriqit, e përcjellë me momente gazmore.
Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 21 gola e një asistim. Dy gola më shumë se shtatlarti i “Dardanëve” i ka vetëm Kylian Mbappe. Sulmuesi francez i ka katër asistime.
Me dy golat e shënuar të dielën, Muriqi e theu rekordin e Samuel Eto’os, si golashënuesi më i mirë i Mallorcas në elitën spanjolle.
Sulmuesi kosovar tani i ka 55 gola në elitën spanjolle, një më shumë se legjenda Samuel Eto’o.
Eto’o nëpërmjet një video-incizimi të publikuar nga Mallorca, ka uruar Muriqin për rekordin e thyer.
“Vedat, përshëndetje nga Kameruni. Dua të të përgëzoj. Jam i lumtur për atë që e ke arritur. E di se të është dashur shumë, shumë punë. Por dua që ti të vazhdosh, kënaqu dhe vazhdo ta bësh RCD Mallorcan tonë edhe më të madhe. Urime edhe një herë për ty dhe për të gjithë bashkëlojtarët që të kanë ndihmuar ta arrish këtë sukses. Urime!”, ka deklaruar Samuel Eto’o”, ka thënë Eto’o.