Thursday, 16. April 2026
Sport

Erblin Osmani në bankën rezervë te Bayerni për ndeshjen ndaj Realit

GS 15/04/2026 1 Min. Lesezeit

Një tjetër arritje e madhe e talentit kosovar, Erblin Osmani. Ai është përfshirë për herë të parë në ekipin e Bayernit për ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Ndeshja e dytë ndërmjet bayernit dhe Realit luhet sonte në Mynih nga ora 21:00.

Osmani ka debutuar me ekipin e të rriturve të klubit të madh gjerman. 

Ai ishte paraqitur për Bayernin në ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane muajin e kaluar në ndeshjen kundër Union Berlinit.

Teilen: