Thursday, 14. May 2026
Sport

Garë e fortë për Fisnik Asllanin

GS 16/04/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani është një prej sulmuesve më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, por tri skuadra janë në garë të ashpër për shërbimet e tij.

Barcelona, Chelsea dhe Tottenhami, po monitorojnë nga afër Asllanin, i cili ka pranuar se ëndrra e tij është që të luajë në Ligën e Kampionëve.

Asllani ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh, ndërsa monitorohet edhe nga Bayern Muncheni e Borussia Dortmundi.

Një gjë është e sigurt, se Asllani në fund të sezonit do të largohet nga Hoffenheimi pas paraqitjeve fantastike këtë sezon, ku në 30 ndeshje deri më tani ka realizuar 10 gola dhe ka bërë 9 asistime.

Gjithashtu, Asllani është në garë për t’u përfshirë në formacionin e këtij sezoni në Bundesligë, ku procesi i votimit për më të mirët do të mbyllet të premten.

Teilen: