Sunday, 19. April 2026
Futboll

Rikthim te Liverpool apo një aventurë e re te Real Madrid? Klopp befason me vendimin e tij

GS 18/04/2026 2 Min. Lesezeit

Pas largimit nga Liverpool në vitin 2024, Jurgen Klopp ka pasur shumë oferta dhe i ka refuzuar të gjitha ato. Aktualisht, gjermani mban postin e Shefit të Futbollit Global te Red Bull dhe duket se do vazhdojë të qëndrojë aty, pavarësisht zërave të fundit që e lidhin me një rikthim te Liverpool ose një aventurë të re te Real Madrid.

Duke qenë se Arne Slot me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit, një nga emrat më të preferuar nga tifozët dhe jo vetëm për të marrë drejtimin e Liverpool, është pikërisht Jurgen Klopp. Në fakt, kjo gjë ka pak gjasa të ndodhë, sepse vetë gjermani në daljet e tij publike është shprehur qartazi që nuk e mendon rikthimin te Liverpool.

Po ashtu emri i Klopp është përfolur shumë muajt e fundit në lidhje me Real Madridin. Gjermani konsiderohet si njeriu i duhur për të marrë përsipër drejtimin e “Los Blancos”, pas dështimit të Xabi Alonso dhe trajneri të përkohshëm, Alvaro Arbeloa.

Ndërkohë, “Diario Sport” zbulon se Klopp nuk do të rikthehet te Liverpool dhe as që do të marrë drejtimin e Real Madridit. Gjermani është shumë i lumtur me postin që ka aktualisht dhe nuk ka ndërmend të lëvizë nga aty.

Teilen: