Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Pjesa e parë në Bayern-Arsenal është mbyllur në barazim 1-1.
Supersfida në “Allianz Arena” u zhbllokua në minutën e 25-të, ku Eberechi Eze mposhti me një goditje me të djathtën brenda zonës Manuel Neuer, pas një super asisti të Martin Odegaard. U desh edhe konfirmimi i VAR për të quajtur të rregullt golin, pasi ishte në kufijtë e pozicionit jashtë loje.
Në minutën e 35-të, Alphonso Davies barazon shifrat 1-1, pas një asisti maestral të Harry Kane. Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid po fiton 1-0 ndaj Leipzig, falë golit të Bernardo Silva në minutën e 44-të. Edhe Aston Villa po fiton në shtëpi 2-0 ndaj Viking.
Në sfidat e tjera, në “San Siro”, Inter po barazon pa gola ndaj Shakhtar Donetsk. I njjëjti rezultat edhe në Betis-Feyenoord. Club Brugge po fiton 1-0 ndaj Lens. Në barazim është mbyllur pjesa e parë edhe në Lisbon, aty ku Sporting është duke barazuar 1-1 ndaj LASK.