Wednesday, 21. October 2026
Futboll

Champions League: Como “turpëron” Manchester United, Galatasaray me fitore spektakolare në Francë (video)

GS 21/10/2026 2 Min. Lesezeit

Dy ndeshjet e para për sot në Champions League, kanë dhuruar gola dhe befasi. Como ka mundur 4-1 Manchester United. Në sfidën e luajtur në “Giuseppe Sinigaglia”, liqenorët e drejtuar nga Cesc Fabregas dominuan në çdo aspekt ndaj “Djajve të Kuq”. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 2-të, me yllin e tyre kryesor, Nico Paz, pas asistit të Lucas Da Cunha. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Como-n.

Në fillim të pjesës së dytë, Como dyfishin shifrat me Anastasios Douvikas, pas asistit të Nico Paz. Në minutën e 57-të, tjetër aksion i shkëlqyer i vendasve, që gjejnë golin e tretë sërish me Nico Paz. Në minutën e 75-të, Jacobo Ramon shënon me kokë golin e katërt, pas krosimit të Kaiki. Joshua Zirkzee shënoi golin e nderit për Man. United në kohën shtesë.

Como fiton 4-1 dhe merr fitoren e dytë në fazën e grupeve në Champions League. Ndërsa kriza te Manchester United vazhdon të thellohet nga ndeshja në ndeshje.

SHIKOGOLAT

Në sfidën tjetër, Lille u mund 2-4 në shtëpi nga Galatasaray. Minutat e para ishin shumë të vrullshme dhe u shënuan dy gola të shpejtë. Yunus Akgün kaloi turqit në avantazh në minutën e 2-të, 19-vjeçari Soriba Diaoune riktheu barazpeshën për vendasit në minutën e 7-të.

Në minutën e 27-të, Victor Osimhen pengohet ne zonë, arbitri jep penallti. Ndërhyn VAR, anullohet penalltia. Në minutën e 39-të, ishte sërish Soriba Diaoune që ndodhej në kohën dhe vendin e duhur, për të dërguar topin në rrjetë dhe për të kaluar sërish në avantazh francezët. Në minutën e 44-të, rusi Alexey Batrakov shënon me kokë dhe barazon shifrat 2-2.

Në fillim të pjesës së dytë, goditja me kokë e Yilmaz pas krosimit nga këndi, devijohet në portën e vetë, nga Berke Özer, duke i dhënë avantazhin 2-3 klubit turk. Në minutën e 61-të, Osimhen shënon golin e katërt për klubin turk, pas një aksioni të shpejtë. Nigeriani nuk festoi para tifozëve të ish-ekipit të tij.

Galatasaray fiton 2-4 dhe i gëzohet tre pikëve të para në Champions League.

SHIKOGOLAT

Teilen: