Në prag të derbit ndaj Sporting Lisbon, në konferencën e fundit për shtyp Jose Mourinho nuk i ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me zërat e fundit që e lidhin me një rikthim te Real Madrid.
Një nga gazetarët e pyeti Mourinhon nëse do të qëndrojë te Benfica edhe për sezonin e ardhshëm. “Jose, a do të qëndrosh te Benfica vitin tjetër?” ishte pyetja e gazetarit, të cilit Mourinho iu përgjigj me një pyetje tjetër: “A më garanton dot se ti do qëndrosh vitin tjetër po te kjo media ku je aktualisht?”.
Përgjigjja e gazetarit ishte epike dhe e bëri të Mourinho-n të qeshë me të madhe, si rrallëherë në konferencat për shtyp të tij. “Po, sepse asnjë nga mediet e tjera nuk më do”, ishte përgjigjja e gazetarit.
Përtej kësaj situate humori, Jose Mourinho pritet të largohet nga Benfica në fund të këtij sezoni. A do të rikthehet te Real Madrid? “The Special One” është një kandidaturë tejet serioze, por mbetet për t’u parë.