Sunday, 19. April 2026
Futboll

Finalja e Kupës së Mbretit nis me një gol historik, Sociedad befason Atletico-n pas 45 mintuave të para (video)

GS 18/04/2026 1 Min. Lesezeit

Në “Estadio de La Cartuja” në Sevilla po luhet finalja e madhe e Kupës së Mbretit mes Atletico Madridit dhe Real Sociedadit. Atletico vjen në finale pasi eliminoi në gjysmëfinale Barcelonën, Sociedad eliminoi Athletic Bilbao. Pjesa e parë është mbyllur 1-2 në favor të ekipit bask.

Finalja nisi direkt me gol, ku Sociedad kaloi në avantazh pas vetëm sekondash lojë. Goncalo Guedes kroson, Ander Barrenetxea shënon me kokë, duke përfituar edhe nga mos vendosja mirë në pozicion e portierit Juan Musso.

Në minutën e 18-të, Atletico barazon shifrat. Griezmann asiston, Ademola Lookman dërgon topin në rrjetë me një goditje me të majtën brenda zonës. Në fund të pjesës së parë, Sociedad gjen sërish golin e avantazhit. Mikel Oyarzaba tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli të portierit Musso ndaj Guedes. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Real Sociedad.

SHIKOGOLAT

Teilen: