Chelsea ka pësuar humbjen e katërt rresht në Premier League. “Blutë” janë mposhtur sot në “Stamford Bridge” me reuzltatin minimal 0-1 nga Manchester United, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të.
Për “Blutë” nisi keq ndeshja, kur vetëm pas 16 minutash lojë, Estevao u dëmtua dhe në vend të tij u aktivizua Alejandro Garnacho, ish-lojtar i “Djajve të Kuq”. Sfida u zhbllokua në minutën e 43-të, ku pas një asisti të Bruno Fernandes, ishte Matheus Cunha, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të lehtë brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për “Djajtë e Kuq”.
Në minutëne 57-të, Chelsea i afrohet golit të barazimit, por goditja me kokë e Liam Delap ndalet në traversë. Në minutën e 68-të, goditja e Wesley Fofana përplaset në traversë, duke shpëtuar sërish “Djajtë e Kuq”.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Man. United fiton 0-1 dhe forcon pozitat për një vend në Champions League. Chelsea renditet në vendin e gjashtë me 48 pikë, duke ulur gjithmonë e më shumë shanset për një biletë për në Champions-in e sezonit të ardhshëm.