Sunday, 10. May 2026
Futboll

Kritikat i bëjnë mirë, Leao reagon me asist. Rabiot gjen golin, Milan e mbyll në avantazh pjesën e parë në Verona (video)

GS 19/04/2026 1 Min. Lesezeit

Në “Antonio Bentegodi”, pjesa e parë mes Veronës dhe Milanit ështtë mbyllur 0-1 për kuqezinjtë, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të në Serie A. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 41-të, aty ku u zhbllokua edhe sfida.

Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Rafael Leao-s, ishte Adrien Rabiot, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi kuqezinjtë në avantazh. Ky është goli i gjashtë i francezit me fanellën e Milanit për këtë sezon.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Verona pati një shans të mirë për të barazuar shifrat me Rafik Belghali, por goditja e tij u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Mike Maignan.

SHIKOGOLIN

Teilen: