Monday, 20. April 2026
Futboll

Juventus dominon plotësisht Bologna-n, vetëm një gol për pjesën e parë në “Allianz Stadium” (video)

GS 19/04/2026 1 Min. Lesezeit

Juventus është duke udhëhequr 1-0 ndaj Bolgona-s, në sfidën që po luhet në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.

Bardhezinjtë e nisën vrullshëm duke gjetur golin që në minutën e 2-të, ku pas një krosimi në zonë të Pierre Kalulu ishte Jonathan David që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 11-të, Juventus gjen golin me Franciso Conceicao, por që anullohet për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 23-të, Juventus pati një shans të mirë për të dyfishuar shifrat, por Francisco Conceicao përplaset me portierin e Bologna-s dhe nuk arrin të shënojë. Në minutën e 35-të, goditja nga distanca e mesfushorit të bardhezinve Emil Holm përplaset në traversë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për bardhezinjtë.

SHIKOGOLIN

Teilen: