Derbi mes Sporting Lisbon dhe Benfica ka dhuruar emocione dhe spektakël në fushë, ku në fund fituan “Shqiponjat” e drejtuar nga Jose Mourinho. Minutat e para ishin më të mira për vendasit. Në minutën e 15-të, Trincao pengohet në zonë dhe pas ndërhyrjes së VAR, arbitri jep penallti.
Godet Luis Suarez, pret Anatoliy Trubin. Në minutën e 27-të, ishte Benfica që fitoi një penallti, pas prkejes së topit me dorë nga kundërshtari brenda zonës, pas një goditje dënimi. Godet Andreas Schjelderup, topi përfundon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Benfica-n.
Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 72-të, ku pas një krosimi në zonë, ishte japonezi Hidemasa Morita, i cili shënoi me kokë. Në minutat shtesë, Benfica gjeti golin e avantazhit, falë një aksioni të shpejtë dhe finalzimit me sukses nga Rafa Silva. Pas kësaj fitoreje, Benfica ngjitet në vendin e dytë me 72 pikë, Sporting gjendet një vend më poshtë me 71 pikë. Porto mban vendin e parë me 77 pikë.
Pas vërshëllimës së arbitrit, Jose Mourinho bëhet protagonist dhe pasi sheh kamerën, tregon me gisht nga logo e Benfica-s, gjë që mund të merret si shenjë dashurie për këtë klub, pasi javët e fundit “The Special One” është përfolur për një rikthim të mundshëm te Real Madrid në verë.